Vazhdojnë takimet/ Taylor Swift dhe Travis Kelce natë romantike së bashku
Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift dhe futbollisti i njohur, Travis Kelce po ndiqen në çdo lëvizje të tyre nga shtypi dhe admiruesit e tyre, qofshin ndjekësit e NFL-së apo adhuruesit e muzikës pop.
Dyshja është përpjekur të kalojë kohë me njëri-tjetrin, por së fundmi mediat vendase kanë raportuar se Taylor Swift mbërriti në Kansas, të premten e kaluar për të festuar ditëlindjen e 34-të të Kelces.
Shumë pyesin nëse Swift do të ishte në stadiumin për ndeshjen të dielën pasi ishte e pranishme në dy ndeshjet e mëparshme, por ata u zhgënjyen kur panë që ajo e humbi atë ndeshje.
Kansas City Chiefs ia dolën të merrnin fitoren dhe thuhet se Kelce me shaka shprehet se Swift i ka sjellë fat pasi ata i kanë fituar të tre ndeshjet e "epokës së Taylor Swift".
Mësohet se Kelcen festoi ditëlindjen edhe me miqtë të enjten e kaluar në Golden Ox në Kansas.
