3 golat që “çmendën” shqiptarët, festohet gjithë natës me këngë, valle dhe drift në rrugë
3 golat ndaj çekisë kanë mbushur sheshet në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa kombëtarja ka festuar me “o sa mirë me ken shqiptar”.
Kjo është festa e kombëtares pas fitores me rezultatin 3 me zero. FSHF ka publikuar pamjet ku kreu I FSHF dhe trajneri Silvinjo nuk i përbejnë emocionet.
Qëndrimi në krye të grupit dhe thuajse të kualifikuar në euro 2024, solli festë në rrugë.
Bulevardi i Tiranës u mbush si rrallë më parë.
Në sheshin Skënderbej u këndua shqip, dhe u kërcye po shqip e me nota nga të gjithë trojet. Të njohur e të panjohur hodhën valle së bashku.
Kuksianët gëzuan ndryshe, me driftin në rrugë uruan kombëtaren e drejtor nga Silvinjo.
Sigurisht nuk mund të mungonin flamujt.
Shkodra nuk pranoi të flinte, duke I gëzuar patriotizmit që zgjuan luftëtarët në fushë.
Edhe në Elbasan festa zgjati vonë ashtu si dhe në fier e në çdo cep ku ka shqiptar.
