Tifozi i veçantë i Kombëtares: 40 herë jam futur në stadium me këtë simbol në fytyrë, është diçka ndryshe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2023, 11:44
Në një intervistë për Ora News, tifozi i veçantë i Kombëtares, Besmir Limani tha se fitorja e Shqipërisë dje ka përkuar edhe me ditëlindjen e tij.
Limani: Më mirë nuk mund të shkonte. Dje kam pasur edhe ditëlindjes dhe ka qenë si një lloj dhurata nga Kombëtarja me fitoren. Kemi qëndruar deri vonë duke festuar. Të gjitha ata festojnë së bashku për të na gëzuar ne. Kur luan kombëtarja ne i harrojmë të gjitha hallet që kemi. Mbrëmë ishte loja e 40-të që jam futur me këtë simbol në fytyrë.
Shumë shpejt do të pajisem me pasaportën e Shqipërisë dhe nuk do të kem më ato sikletet kur kaloj kufirin. E dua Shqipërisë edhe kur humb. Kur e kam simbolin në fytyrë e di që nuk e harroj dhe e bëj nga dashuria. Kam bërë diçka pak më ndryshe.
