Shehi: Kombëtarja jonë e bëri shumë të lehtë fitoren, jemi shumë afër Evropianit

Në një lidhje Skype me ora News, trajneri Orges Shehi u shpreh se nuk ka pasur ndonjë shqiptar që nuk e ka ndjekur ndeshjen

Shehi: Nuk mendoj se ka pasur ndonjë shqiptar që nuk e ka ndjekur ndeshjen. Kënaqësi e madhe dhe atmosferë elektrizuese dhe jemi shumë të lumtur. Ishte një ndeshje e rëndësishme. Kombëtarja jonë e ka bërë ndeshjen shumë të lehtë dhe arrin të zhbllokojnë ndeshjen.

Më vjen mirë që jemi për herë të dytë afër, ashtu sikurse në vitin 2016. Kemi kontingjent shumë të mirë në skuadër dhe që luajnë në liga shumë të forta. Harmonizimi dhe ndjenja për të marrë rezultat, është në dozën maksimale dhe kjo bën që të shprehen më mirë në fushë. Hera e parë që jemi dominues dhe të parët në grup.