GJERMANI PO VIJMË/ Familja e talentit kuqezi Mario Mitaj, e gëzuar për suksesin dhe lojën e Shqipërisë
Shqipëria ka shënuar dhe golin e tretë. Sërish autor i golit është Taulant Seferi, i cili shtyu topin në rrjetë pas një asisti të Dakut.
Çekët në fund u dorëzuan dhe kuqezinjtë kanë hipotekuar 3 pikët dhe vendin e parë.
Mario Mitaj është një nga yjet e mëdhenj, edhe pse në moshë të re, të Kombëtares së Shqipërisë dhe familja e tij nuk kishte si të mungonte në tribunën e stadiumit “Air Albania” për të ndjekur të dashurin e tyre.
Për “Ora News” babai i futbollistit që i ka thënë “jo” Greqisë, Lind Nitaj nuk i fshehu emocionet e fitores spektakolare të mbrëmjes së të enjtes.

“Trajneri Silvinjo është i paparë, dhe i ka bashkuar lojtarët në një grup solid”, u shpreh ai.
Daja i Marios, Ylli Naccaj u shpreh se ekipi është shumë lart.
“Është e qartë se duhet me ble biletat dhe të shkojmë në Gjermani”, tha ai.
Ndërsa motra e tij, u shpreh shumë e gëzuar për lojën e zhvilluar nga vëllai i saj.


