FOTO/ Spektakël në "Air Albania"/Ja kush janë VIP-at që ndoqën nga afër ndeshjen Shqipëri-Çeki
Suksesi fantastik mbrëmjen e djeshme në stadiumin "Air Albania", përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës ku flitet shqip.
Shqipëria ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm nën drejtimin e trajnerit brazilian, teksa ka shpartalluar atë që shihej si një nga ekipet favorite për të shkuar në Europian.
Kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke, ku Jasir Asani ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë.
Në shkallët e stadiumit, krahë tifozëve të flaktë kanë qenë edhe emra të shumtë të ekranit shqiptarë si: Elgid Doda, Leonora Jakupi, Arbana Osmani së bashku me partnerin e saj Eduart Grishaj, Romeo Veshaj, Turjan Hyska e shumë të tjerë.





