Pësoi goditje në tru, Qendra Stroke në Spitalin Amerikan 3 shpëton 75-vjeçarin

Mpirja e krahut, vështirësia në të folur, shikimi i paqartë, marrje mendsh apo tensioni i lartë janë disa nga simptomat të cilat lajmërojnë se një person po pëson një goditjeje në tru, një gjendje shëndetësore që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe të specializuar mjekësore.

I ka ndodhur 75-vjecarit, Kozma Janka i cili mbërriti në Qendrën e STROKE në Spitalin Amerikan 3 ku mori ndihmën e specializuar mjekësore nga Ekipi i STROKE dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

"Ndjeva një mpirje në krahun e majtë dhë iu drejtova spitalit amerikan", tha pacienti.

Ndërhyrja u realizua nga mjekët neuroradiologë intervencionues Prof.Asc.Dr. Eugen Enesi, Prof.Asc.Arben Rroji, Dr.Klodian Çaçi, Dr. Fatmir Bilaj, mjeket neurologe Dr.Vojsava Leka dhe Dr.Oneda Ҫibuku.

"Trajtimi u bë në kohë reale", tha doktoresha.

Njohja e shenjave të para të goditjes në tru Mjekët neurologë të Spitalit Amerikan theksojnë se është shumë e rëndësishme, pasi shpëtojnë jetën e personit të prekur dhe ul shkallën e invaliditetit.

"Paraqitja e tyre në kohë, i jep shumë mundësi pacientit për të ulur shkallën e invaliditetit", tha doktoresha.

Qendra e Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3 është në shërbim të pacientëve, me një ekip të specializuar mjekësh, asiston pacientët duke filluar nga që nga vendodhja, ndërhyrja kirurgjikale dhe deri tek trajtimi në reanimacion, në këtë qendër vlerësim maksimal merr koha, si faktori primar i shpëtimit të jetëve nga goditjet në tru.