AMF: 3,150 milionë lekë dëme të paguara për sigurimin e detyrueshëm motorik

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-gusht 2023, u rritën me 3.52 %, krahasuar me 8-mujorin e vitit 2022.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik.

Referuar të dhënave vlera e dëmeve të paguara për sigurimin e detyrueshëm motorrik llogaritet 3,150 milionë lekë, shifër kjo që zë 72.64 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Në total u paguan gjatë këtij 8-mujori 40 942 dëme përkundrejt një vlere prej 4,336 milionë lekë.

Në fund të vitit 2022, në tregun e sigurimeve, dëmet e paguara në numër ishin në nivelin më të lartë historik, duke arritur në 13.4 % të gjithë dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimit.