Mashtrimi/ Reklamonin bileta false për Shqipëri-Çeki për 400 euro, procedohen 4 persona

Policia ka dërguar në prokurori katër persona banorë në tiranë pasi u zbuluan se shisnin me 400 euro biletat e ndeshjes shqipëri çeki. Duke e cilësuar skemë mashtrimi blutë thonë se ata u pikasën teksa i reklamonin në rrjetet sociale.

Ndeshja shqipëri çeki e konsideruar dhe si finalja që përcakton pozicionin e kombëtares në euro 2024 ka sjellë jo vetëm numër të lartë tifozësh në tiranë, por edhe abuzime me biletat e ndeshjes.

Pak orë para përballjes në Air Albania policia ka ndaluar katër persona pasi shisnin bileta për në stadium kundrejt 400 euro një vlerë deri në 10 herë më lart nga çmimi fillestar.

Madje për të siguruar treg të shpejtë i reklamonin në rrjetet sociale, nga ku edhe kanë rënë në vëmendjen e policisë.

Duke e cilësuar skemë mashtrimi blutë shprehen se do të hetohen ën gjendje të lirë S. A., 35 vjeç, R. H., 22 , A. O., 31 dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Në fakt biletat për ndeshjen u deklaruan të shitura brenda pak orësh një muaj më parë kur ato dolën online. Po ashtu pas kthimit të 1100 biletave nga çekia sërish ato u blenë po përmes internetin në pak minuta duke treguar dhe interesin e lartë për të ndjekur përballjen, kjo edhe për faktin se Shqipëria mban vendin e parë në grup.

Pjesëmarrjes së lartë në stadium organizatorët I janë përgjigjur edhe me koreografi të posaçme duke vendosur 22 mijë qeleshe, një për çdo vend si simbol kombëtar.

Ndërsa për të mos lejuar hedhjen e sendeve në fushë u përforcuan edhe masat e kontrollit në hyrje të stadiumit kombëtar.