Peisazhi Linguistik i Tiranës, libër për përdorimin e gjuhës angleze në kryeqytet

Shoqëria shqiptare e gjendur nën trysninë e e vazhdueshme të globalizimit si dhe teknologjisë kanë sjellë ndryshime në gjuhën tonë dhe në sjelljen sociale, kulturore të kryeqytetasve.

Këto janë disa vargje të librit “Peizhazhi linguistik i Tiranës”, me autore Elsa Skënderi.

Ky është libri i dytë i studiueses, pas romanit Krom dhe Lule Dele.

"Mënyrën si e përdormim gjuhën shqipe në rrugët e Tiranës. Është një punë që e kam nisur prej 3 vitesh", tha Skënderi.

“Peizazhi linguistik i Tiranës” sjell një analizë të gjerë për përdorimin e dendur të gjuhës angleze në rrugët e kryeqytetit, nga ku sipas autores në përfundim rezultoi se disa zona të Tiranës e kishin të theksuar këtë gjuhë.

"Zonat që janë rreth qendrës, si "Myslym Shyri", zona e Bllokut, etj", tha Skënderi.

Në përfundim, Elsa Skënderi shton se ky është studimi i parë i plotë në Tiranë por jo i fundit.

Ajo ka treguar se një sërë studimesh të tjera pritet të zhvillohen lidhur me indentitetin dhe mënyrën sesi e përdorim gjuhën shqipe në vendin tonë.