76-vjetori i vrasjes së deputetëve, çelet ambientet e jashtme të Kuvendit ekspozita “Të zgjedhurit”

Kuvendi i Shqipërisë dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit çelën sot ekspozitën “Të zgjedhurit”, në kuadër të 76-vjetorit të ekzekutimit të grupit të deputetëve e intelektualëve që u dënuan ne vitin 1947.

Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizoi se “heqja e mandatit, arrestimi, dënimi dhe ekzekutimi i grupit të deputetëve ishte një nga goditjet më të rënda që iu dha parlamentarizmit shqiptar dhe demokracisë.

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula e cilësoi ngjarjen tronditëse.

Ekspozita te zgjedhur është hapur në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, me materiale arkivore.