FOTO/ Kështu ka ardhur tetori në majën e Vajushës në Lëpushë

Vjeshta i ka shtuar sharmin bjeshkëve të Alpeve Shqiptare duke iu dhuruar ngjyra të mrekullueshme që mahnisin këdo që i viziton.

Dhe nuk janë të paktë turistët e huaj por edhe dashamirë vendas të natyrës dhe ngjitjeve malore që zbulojnë magjinë e vjeshtës në majën e Vajushës në Lëpushë.

Ministra e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro solli foto nga maja e Vajushës në Lëpushë me ngjyrat e vjeshtës si thirrje për mos ta humbur këtë periudhë të vitit në këtë zonë.

“Kështu ka ardhur tetori në Majën e Vajushës”, shkruan Kumbaro në rrjetet sociale.

Lëpusha mbetet një nga bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare.

Male të larta me bllokun shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth e bëjnë Lëpushën kryeneçe të bukurisë.

Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë aksesin në zonë për udhëtim të paharrueshëm. /ATSH/