Restaurohet tërësisht Arqipeshkvia e Durrësit, në Delbnisht
Ndërtesa që dikur shërbente si qendra e Arqipeshkvisë së Durrësit, e vendosur në fshatin Delbnisht i ka shpëtuar rrënimit dhe do t’i rikthehet komunitetit besimtar katolik.
Minsitrja e Kulturës, Elva Margariti ka qenë e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të godinës tashmë të rijetësuar falë programit EU4CULTURE dhe UNOPS. Kjo godinë e braktisur, e dëmtuar nga tërmeti, me shumë probleme strukturore, tashmë është restauruar tërësisht dhe nuk paraqet më asnjë rrezik.
Minsitrja Margariti përgëzoi gjithë ekipin që ka punuar dhe përballuar çdo lloj vështirësie, për të rikthyer në jetë këtë objekt me rëndësi monumentale dhe shpirtërore.
Ish-Arqipeshkvia e Delbnishtit është shpallur Monument Kulture, Kategoria II. E ndërtuar në vitin 1905, kjo godinë ndodhet në kodrën e Delbnishtit, në Laç dhe në të kanë shërbyer priftërinj e patriotë të shquar si Dom Nikollë Kaçorri, Rafaelo D’Ambrozio dhe Prend Bardhi.

