Enciklopedi, fjalor dhe histori, akademikët e Shqipërisë dhe Kosovës protokoll bashkëpunimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2023, 20:30
Hapet rruga për nisjen e punës për hartimin e enciklopedisë së parë shqiptare!
Drejtuesit e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan marrrëveshjen që parashikon bashkëpunim edhe për fjalorin e madh të gjuhës shqipe dhe historisë së Shqiptarëve.
"Në protokoll parashikohet bashkëpunimi në të tërë fushat e shkencës.
Pika themelore e bashkëpunimit do jetë enciklopedia shqiptare", thanë Gjinushi dhe Kraja.
Bazuar ne kete marreveshje, Akademia e Shkëncave të Shqipërisë dhe Kosovës angazhohen që në dy vitet në vijim të realizojnë disa kërkime shkencore në fusha të ndryshme, përfshirë dhe ekonominë!
