Votimi i rezolutës për Kosovën, Baçi i kërkon Nikollës të anulojë vendimin për përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës
Deputeti i PD-së, Luan Baçi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të anulojë vendimin për përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës. Kjo sipas Baçit, pasi nesër në parlament do votohet rezoluta për Kosovën.
Postimi i plotë i Baçit:
Thirrje per kryetaren e kuvendit zj Lindita Nikolla!
Neser parlamenti mblidhet ne nje seance te posaçme, per nje çeshtje me rendesi te veçante, madje historike do ta quaja!
Megjithese me shume vonese dhe e pajustifikueshme kjo zvarritje, ne nje kohe kur SHBA dhe BE jane shprehur qarte per kete problem dhe kur vet Kosova ka miratuar qartesisht qendrimin e saj, prej kohesh tashme, perseri e gjej me vend te them, se konsesusi i arrijtur per nje rezolute te perbashket eshte per tu pershendetur dhe vleresuar!
Vlen te theksohet se konsesusi eshte si rezultat i kembenguljes se opozites, per te miratuar dhe mbeshtetur rezoluten e Kosoves, pa nderhyrje dhe qe ne fakt ishte e njejte me projekt rezoluten e partise demokratike, ndryshe nga projektrezoluta e partise socialiste, qe kishte disa pika te njejta me propozimet e qeverrise Serbe, si rezultat kjo i qendrimeve publike te Rames, te njejta me qendrimet e Vuçiçit!
Gjithesesi, neser ne nje seance te posaçme, me nje votim historik ne mbeshtetje te Kosoves, nuk do te jene te pranishem 140 deputet te parlamentit shqiptare!
8 deputet me urdher te Rames dhe paterices se tij, me nje vendim absurd dhe hakmarres, nuk do te jene pjese e ketij votimi!
I kerkoj kryetares se kuvendit, te anulloj vendimin e perjashtimit te 8 deputeteve, per nje raste te till, shume me te rendesishem se plotesimi i egos dhe ambicies hakmarrse te Rames!
Na jepni mundesine te japim voten tone ne mbeshtetje te Kossoves!
Shtyjeni vendimin e perjashtimit te 8 deputeteve dhe aplikojeni ne nje kohe te dyte denimin qe na keni dhene, qofte edhe duke na i dyfishuar denimin, do ta pranojme, bejeni si te doni, siç e keni bere gjithemon, por tregoni njehere te vetme, qe jeni te pergjegjshem dhe vendosni interesin kombetare para interesave te vogla tuaja, partiake!
