"Bashkohet" politika shqiptare, Bumçi: Shqipëria të miratonte rezolutën para Kosovës

Ish-deputeti, Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News foli për rezolutën e Kosovës. Bumçi tha se Shqipëria duhej të miratonte rezolutën para Kosovës.

"Shqipëria duhej të miratonte rezolutën para Kosovës. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës. Fjalët e Ramës që Veriu i Kosovës është tokë e askujt nuk i shërbejnë askujt. Shqipëria duhet të qëndrojë në krah të Kosovës.

Rama propozon një konferencë për Kosovën, ta pa konsultuar me Kosovën. Kryeministri shqiptar bën avokatin e Serbisë.