Rama vizitë në Londër, Myzyraj: Do diskutohet për emigrantët shqiptarë dhe kthimin e tyre në vendin e origjinës
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 11 Tetor 2023, 17:49
Gazetari Isa Myzyraj në një intervistë për Ora News foli për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Londër. Myzyraj tha se Rama pritet të arrijë ditën e premte në Londër ku do takohet me kryeministrin britanik Sunak dhe pritet që mes tyre të diskutohet për emigrantët shqiptarë.
"Liderët e europës kanë hartuar 8 pika me qëllim parandalimin e emigracionit. Rama pritet të arrijë ditën e premte në Londër ku do takohet me Rishi Sunak. Një marrëveshje që pritet të nënshkruhet është kthimi i emigrantëve në vendin e origjinës.
Fortifikim të zonave detare dhe tokësore, për të mos lejuar kalimin e refugjatëve. Të burgosurit shqiptarë në burgjet e Anglisë priten të kthehen të vuajnë dënimin në Shqipëri", tha ndër të tjera Myzyraj.
