Pink bëhet pishman: Nuk duhet ti kisha publikuar…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2023, 18:57

"True Love" dhe "We’ve Got Scurvy" janë dy nga këngët e këngëtares me famë botërore Pink që shumë prej jush mund t'i kenë ndër më të preferuarat, por artistja i urren ato.
Në një intervistë, artistja ka thënë se këto janë dy nga këngët që do donte të mos i kishte publikuar kurrë.
"Më e keqja? Dua të them, ka pasur kaq shumë. Ndoshta "True Love" sepse është këngë e keqe.
I detyrohem bashkëshortit tim një tjetër këngë dashurie. Oh prit, është edhe "We’ve Got Scurvy". Do të doja që të mos e kisha publikuar kurrë. Ishte një gabim i madh", tha ajo.
Pink tha se ka dhe këngë të tjera që nuk i pëlqejnë, por këto definitivisht do donte t'i "zhdukte" njëherë e mirë.

