Jori qeras me çaj mali të dashurin, ja si reagoi italiani

Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV2", Jori Delli, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në premierën e famshme të filmit "Në Kuadër të Dashurisë".

Në tapetin e kuq e pamë vetëm, ose më saktë të shoqëruar me Dean, por vetë modelja na zbuloi se i pranishëm ishte dhe i dashuri i saj Fred De Palma.

Modelja, e cila mesa duket se ka ndarë mendjen se do i tregojë gjithçka që lidhet me vendlindjen e saj, e qerasi të dashurin e saj me çaj mali dhe reagimi i tij ishte epik.

Jori: Atëherë është De Palma qe po provon çajin e malit shqiptar, e thënë ndryshe dhe …

De Palma: Çaj mali.

Jori: Ai mendon se është çaj që bëhet vetëm në Shqipëri, në mal, dhe po i shpjegoj që është çaj special në Shqipëri.