VIDEO/ Admiruesit e Shakirës goditen nga truprojat e këngëtares
Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi jashtë një hoteli në Miami gjatë "Javës së Muzikës Latine 2023", ku përfshihej një admirues dhe një nga rojet e sigurisë së Shakirës.
Teksa këngëtarja po dilte nga makina një admiruese afrohet për ta përshëndetur dhe për të bërë foto me të, por truproja e saj ka ndërhyrë në mënyrë agresive, duke e shtyrë me dhunë.
Dëshmitarët thonë se incidenti i rëndë i dhunës mund të ishte shmangur nëse Shakira do të kishte ndërhyrë e do i kishte tërhequr vëmendjen truprojës, por në vend të kësaj ajo thjesht heshti dhe kaloi mes turmës, e pashqetësuar për atë çfarë kishte ndodhur.
Megjithatë, duket se kjo indiferencë e saj i është kthyer mbrapsht, pasi ndjekësit e saj janë revoltuar e nuk kanë munguar kritikat.
Videoja e kësaj situate po bën xhiro në rrjete.
View this post on Instagram

