Luizit nuk i del "e keqja", gjen në "Abetare" fjalën për të cilën "u kryqëzua" nga banorët

"Çapaçul" ishte fjala që Luizi tha gjatë qëndrimit të tij, në spektaklin televiziv "Big Brother Vip", që më vonë u bë virale por nga ana tjetër edhe u keqinterpretua  nga banorët me të cilët ai konkurronte.

Megjithatë duket se ende sot e kësaj dite Luizit nuk i paska dalë "e keqja", dhe ka vendosur t'ua përplasë "në fytyrë" të vërtetën e kësaj fjale, të gjithë atyre që e "kryqëzuan".

Në një postim në rrjetin social "Instagram", Luizi ka publikuar një pjesë nga libri "Abetarja e Gjuhës Shqipe" ku është përmendur fjala çapaçul, e sipër saj shkruan: "Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe".

Luizit nuk i del "e keqja", gjen në "Abetare"