Gigi Hadid kapet "mat" me Bradley Cooper

Modelja amerikane, Gigi Hadid mesa duket ka nisur një romancë të re me aktorin e njohur Bradly Cooper.

Aktori dhe modelja janë parë disa herë nën shoqërinë e njëri tjetrit në New Jork ditët e fundit.

Sipas mediave vendase, Cooper,48 vjeç dhe Hadid 28 vjeç po kalojnë kohë të mirë së bashku dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta, megjithatë, një lidhje serioze nuk pritet të ndodhë.

"Ata të dy kanë fëmijë, karrierë të bujshme, jetë të ngarkuar dhe e kuptojnë se si funksionon jeta e një njeriu të famshëm", thanë disa prej mediave.

Cooper ka pasur më parë një lidhje me modelen Irina Shayk, me të cilën ka një vajzë 6-vjeçare.

Hadid, nga ana tjetër ka një vajzë 3 vjeçare nga lidhja që ka pasur me këngëtarin Zayn Malik.