VIDEO/ Olta shtatzënë në krahët e Luizit në film
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2023, 15:13
Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, të hënën është prezantuar premiera e madhe e filmit "Në kuadër të dashurisë", ku protagonist kanë qenë dy ish-banorët e spektaklit televiziv "BBV2", Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Në një postim që kjo e fundit bëri në rrjetin social "Instagram", ka zbuluar një pjesë nga filmi.
Olta shfaqet në rolin e gruas shtatzënë, e cila po i gatuan burrit të saj, Luizit.
Dyshja duket se shkojnë shumë me njëri tjetrin, dhe në disa sekuenca të filmit i kanë prezantuar publikut një çift tipik shqiptar.
