Dritat e krishtlindjeve qyeteti në Britaninë e Madhe i ndalon: kanë kosto financiare

Një qytet në Mbretërin e bashkuar nuk do të zbukurohet nga dritat e krishtlindjeve. Këshilli ka miratuar anullimin e tyre për shkak të situatës sfiduese financiare.

Dritat e krishtlindjeve nuk do të ndizen këtë vit në qytetin e Medway në Kent.

Këshilli i qytetit ka anuluar të gjitha dritat e tij të Krishtlindjeve për shkak të kostos finaniare. Pasi identifikoi një mbishpenzim të mundshëm prej 17 milion £ vetëm në një vit.

Vendimi, i cili kaloi nga Konservatori në Laburist në maj, tha se masa do të kursente 75,000 £.

Udhëheqësi i këshillit të qytetit tha se nuk kishte "zgjidhje tjetër veçse të merrte këto vendime të vështira. Por nderkohe shtoi se do do të vazhdojn të punojmë ngushtë me bizneset tona të qendrës së qytetit për të eksploruar mënyra të mëtejshme për t'i mbështetur ato këtë Krishtlindje.

Dhjetëra mijëra njerëz dynden në qytetet Medeay çdo dhjetor për Festivalin e Krishtlindjeve ndërsa këtë vit festat do të jenë më të vakta.