Koduzi: Listat e hapura kthejnë llogaridhënien e deputetëve ndaj qytetarëve, presidenti të zgjidhet nga populli
Anëtari i kryesisë së PD-së, Gazment Koduzi ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për reformën zgjedhore. Koduzi tha se listat e hapura rikthejnë llogaridhënien e deputetëve ndaj qytetarëve. Koduzi tha se propozimi i PD është që presidenti të zgjidhet nga populli.
"Listat e hapura të rëndësishme për partinë Demokratike. Hallet dhe problematikat e shqiptarëve zgjidhen nga politika. Hapja e listave do çojë drejt një gare. Nëse deputeti do zgjidhet nga qytetarët, do japë llogari ndaj qytetarëve. Qytetari sot nuk e di se cilin deputet ka në qytetin e tij.
Listat e hapura kthejnë llogaridhënien e deputetëve ndaj qytetarëve. Deputetët sot nuk shkojnë asnji në terren. Propozimi jonë është që presidenti të zgjidhet nga populli. Tashmë kemi një president kukull, që nuk mund të dalë mbi palët. Duke e zgjedhur presidentin nga populli, ai do jetë mbi palët. Deputetët e përjashtuar janë paralajmëruar prej 2 vitesh", tha ndër të tjera Koduzi.
