I bie rreth e përqark, por refuzon ta përmendë Shakirën. Intervista e Gerard Pique
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2023, 20:27
Pas ndarjes së tyre të shumëpërfolur, Gerard Pique po bën të pamundurën për t’i “shpëtuar” çdo diskutimi rreth Shakirës.
Futbollisti spanjoll eviton të përmendë ish-in e tij, ndërsa në çdo intervistë që i pyesin diçka të lidhur, kujdeset të përgjigjet në mënyrë diplomatike.
Këtë herë Gerard Pique është shfaqur në një intervistë në “El Escorpion Dorado”. Kur filloi të fliste me moderatorin, ai e pyeti se çfarë muzike preferon të dëgjojë në makinën e tij.
Më pas Pique u përgjigj: “Luaj atë nga Peso Pluma dhe Bizarrap“, edhe moderatori që e pyeti: “Dëshiron një këngë tjetër Bizarrap apo duhet ta lëmë me kaq?” , domethënë hitin që ka bërë me Shakirën.