Manja takim me homologun kroat: Në fokus kapitujt 23-24, përshpejtojmë integrimin në BE

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë një vizitë në Kroaci, Zagreb, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Drejtësisë së Kroacisë, Ivan Malenica. Takimi ka në fokus përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europianë, përmes përmbylljes së kapitujve të negociatave me BE, konkretisht kapitujt e drejtësisë dhe sigurisë, 23 dhe 24.

Ministri Ulsi Manja përmes rrjeteve sociale ka ndarë disa detaje nga takimi me homologun etij Malenica.

“Zagreb- Me homologun tim kroat Ivan Malenica, një mik i mirë dhe një avokat i shkëlqyer i Shqipërisë në negociatat me BE.

Që nga shkurti i vitit 2022, kur së bashku me Ivanin nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit midis dy ministrive tona të drejtësisë, ekspertët kroatë po punojnë ngushtësisht me ne për kapitujt 23 dhe 24, për të shpejtuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Manja.

“Po ashtu, kemi biseduar edhe për projekte të tjera, duke përfshirë transformimin e Shërbimit të Provës në Shqipëri, përmes modelit të kroatëve. Dy ministri, një skuadër!”, përfundon Manja.