Biden bisedon me Netanyahu, i quan të tmerrshme sulmet e Hamasit në Izrael
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 18:15
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmeve të grupit palestinez Hamas në Izrael.
Biden i ka quajtur sulme të tmerrshme ndërsa ka theksuar se e ka ofruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit.
“Sot fola me kryeministrin e Izraelit për sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit në Izrael. Unë ofrova mbështetjen tonë dhe përsërita angazhimin tim të palëkundur për sigurinë e Izraelit. Jill dhe unë i shprehëm ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit”, ka shkruar Biden.