'Ylli Limani na torturon në pikë të mëngjesit', Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika zbulon sekretet e këngëtarit

Menaxheri VIP-ave Xhani Demika, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku.

Gjatë intervistës ai i ka bërë një kamer të fshehtë Noizyt, duke i thënë se Stresi nuk dëshiron të bëjë më koncerte me të, madje ka shkaktuar dhe reagimin e reperit i cili i tha: 'O ti vdeksh'.

Në vijim, moderatorja Ester Bylyku, i kërkoi që të zbulojë disa nga zakonet më të këqia që ka në prapaskenë këngëtari i suksesshëm Yll Limani.

Menaxheri VIP-ave u përgjigj: 'Zakoni i keq që ka Ylli është që kur flet të ndërpret, nuk të lejon asnjëherë të mbarosh mendimin deri në fund.

Zakon tjetër i keq që ka, është që zgjohet shumë herët, dhe na zgjon edhe ne të tjerëve në pikë të mëngjesit. Fillon të këndojë dhe nuk na lë të flemë gjumë. O Yll, na lër more të flemë.' (qesh)

Gjatë intervistës Noizy dhe Xhani 'futën në kurth' Yll Limanin, i cili nuk reagoi shumë mirë dhe tha : 'Zhdukmu nga jeta'

Për të ndjekur kamerën e fshehtë të Noizyt dhe Yll Limanit, klikoni në videon e mëposhtme: