VIDEO/ Eni dhe Odeta me një tango të zjarrtë, por pse kaq "zemërgjerë" Ilir Shaqiri?

“Dancing With the Stars” – spektakli i kërcimit në botë, një patentë e BBC, vjen në një sezon të dytë.

Ndër 15 çiftet, i pari për të prekur pistën e vallëzimit është Eni dhe Odeta në një Tango.

“Eni është shumë i vetëdijshëm për asetet që ka, dhe ishte një performancë shumë e mirë për fillimin”– tha Valbona Selimllari, duke i dhënë 8 pikë.

VIDEO/ Eni dhe Odeta me një tango të zjarrtë, por pse kaq

“Eni ke një partnere shumë e mirë, duhet ta shfrytëzosh këtë. Ishte një tango e mirë për fillimin, por mund të bëhej edhe më mirë nga ana teknike. Kalimet e vajzës të shkëlqyera”, u shpreh Lorui Bala duke i dhënë 7 pikë.

“Mendoj se je një partner i mirë, por gjatësia që ti ke duhet ta përdorësh me inteligjencë”– tha iliri duke i dhënë 5 pikë.

“Qetësi skenike të admirueshme, më ke pëlqyer shumë. Shumë seksi gjithashtu, ç’të them”- u shpreh Olta duke i dhënë 7 pikë.

27 pikë për performancën e parë. Por si ndihet Eni Shehu.

“Këtë kërcim të parin timin unë dua t’ja kujtoj partneres time dhe të gjithë trupës së baletit”– tha Eni në Top Channel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)