'Don Xhoni flirton me fanset pas krahëve të të dashurës ruse', Menaxheri i VIP-ave lëshon Bombën
Don Xhoni është një ndër artistët më të rezervuar sa i përketë jetës së tij private, megjithatë lidhjen me modelen ruse Ariana Lirey nuk e ka mbajtur të fshehtë.
Gjatë kohës që kanë qenë bashkë, çifti ka patur ulje-ngitje, dhe kanë lëshuar deklarata të pakëndëshme për njëri-tjetrin në disa raste.
Megjithatë gjatë muajve të verës, modelja ruse u shfaq në klipin e Don Xhonit 'Ike', duke na lënë të kuptojmë se çifti i kanë dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit.
Së fundmi, ata përfliten se janë ndarë, megjithatë është zbuluar një sekret jo shumë i këndshëm.
Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili njihet për deklaratat e tij bombastike, së fundmi ka qenë i ftuar në një intervistë përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone'. Ai zbuloi se Don Xhoni flirton me vajzat e tjera në club-et ku këndon.
Ester Bylyku: Cilat janë tre zakonet e këqia të Don Xhon?
Xhani Demika: Zakon të keq ka që vjen me shumë staf me vete, ndoshta merr 20 persona. Ndërsa ky që do them tani është zakon i mirë, Don Xhoni flirton me vajzat në club-et ku këndon, me fanset e tij.
Ester Bylyku: Po mos thuaj kështu, se e ndave...
Xhani Demika: Nga kush?
Ester Bylyku: Po ne verë sikur u bashkua me modelen ruse...
Xhani Demika: Po varja me gjithë rusen (qesh). Don Xhoni flirton se ja do puna, ashtu e kërkon skena (qesh)
