Gati për hapin e radhës në lidhjen e saj? Argjira Spanca: Kam frikë, nuk e mendoj veten me fëmijë...

Moderatorja kosovare, Argjira Spanca, ditën e enjte, ka qenë e ftuar në emisionin "Pardon My French", ku ka folur mbi jetën e saj personale.

E pyetur për planet për t'u bërë mami, Argjira tha se ende nuk e mendon veten me fëmijë.

"Nuk po e mendoj veten ende me fëmijë. Kam pak frikë që t'i futem. Jo e kam pak "tricky" këtë pjesë, normalisht që do vijë dita që do e bëjmë", është shprehur ajo.

Kujtojmë që ajo prej disa kohësh është në një marrëdhënie me balerinin Graciano Taganin.