VIDEO/ "Më ka mbajtur me bukë", Luiz Ejlli zbulon emrin e konkurrentit të ri
Fituesi i edicionit të dytë të spektaklit televiziv "BBV", Luiz Ejlli, është kryefjala e mediave, sidomos ditët e fundit ku është përfolur shumë për pjesëmarrjen e tij në spektaklin e kërcimit "Dancing Ëith The Stars".
Këngëtari, pranoi se do të jetë i pranishëm në studio, por jo si garues. Ai do të këndojë kolonën zanore të filmit të ri me Olta Gixharin, "Në Kuadër të Dashurisë", që pritet të dalë së shpejti në kinema.
Ai ka lajmëruar ndjekësit e tij për faktin që do të jetë i pranishëm në spektakël, por ka zbuluar gjithashtu edhe për cilin konkurrent do të bëjë tifo.
Luizi tregon se mbështet me mish e me shpirt mikun e tij, Elvis Pupën, me të cilin ndau edhe eksperiencën e "BBV2".
"Përshëndetje të gjithëve, nga unë Luiz Ejlli dhe e madhja Kiara Tito. Siç e dini, nesër nis "Dancing" dhe unë do të jem aty për të kënduar këngën e kolonës zanore të filmit "Në Kuadër të Dashurisë". Nuk jam në juri si flitet lart e poshtë, ama do të jem aty me mish e me shpirt për vëllain tim, mikun tim Elvis Pupa. Ju ftoj gjithëve ta mbështesni, mos harroni se më ka mbajtur me bukë, me atë mega super tasqebab që bënte ai, është i paparë.
Kiara nuk e hante, lëngun thoshte, dua i çik lëng. Uroj t'ju pëlqejë. A kërcen mirë, a kërcen keq, e vendos juria aty. Unë them ta mbështesim. Është djalë i mirë, djalë me vlera. Vëllai im të shkoftë mbarë. Lart e më lart, unë do të mbështes deri në ditën e fundit", tha Luizi.

