Sot këngëtarja më e pëlqyer nga publiku shqiptar, e njihni vajzën në FOTO?
Këngëtarja kosovare, Filloreta Raci, e njohur me emrin e artit si Fifi, tashmë është një ndër konkurrentet e spektaklit të kërcimit, "Dancing With The Stars", i cili pritet të nisë ditën e premte.

Ajo do të jetë çift në skenë së bashku me balerinin e njohur, Graciano Tagani, ku herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale, ato tregojnë se si po shkojnë provat.
Ndërkohë, Fifi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me mijëra ndjekësit e saj, në rrjetin social, "Instagram".
Një ndjekës, i ka kërkuar artistes që të publikojë një fotografi kur ajo ka qenë e vogël, dhe ajo nuk ka ngurruar aspak.
Këngëtarja ka ndarë me fansat një foto, ku shfaqet shumë e vogël e ulur në një divan.
"Fifula e vogël", ka shkruar Fifi bashkëngjitur me foton.


