Ariana Grande ndërmerr hapin e madh me të dashurin e ri!

Çifti i showbizzit, Ariana Grande dhe Ethan Slater kanë hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe tashmë jetojnë bashkë.

Çifti vendosën që të jetojnë në Neë York, ndërsa mediat amerikane, raportuan se Ethan Slater tashmë e ka informuar ish-bashkëshorten e tij për zhvillimet e fundit në lidhjen e tij të re.

"Ethan ka informuar miqtë e tij dhe ish-gruan Lily J se ai tani jeton me Ariana Grande në Neë York.

Ata janë shumë të lumtur dhe shumë të mirë për njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e Arianës e duan atë", tha një nga mediat vendase.

Çifti u njohën në xhirimet e "Wicked" në Londër, ndërsa lidhja e tyre u bë e njohur së fundmi.

Të dy ishin të martuar, martesa që përfunduan pasi kishin probleme prej kohësh, dhe të dy u divorcuan për të vazhduar lidhjen e tyre.