Hajduti tenton të arratiset, por bie nga kati i pestë dhe vdes

Në Caserta një burrë ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati.

Ai ishte një hajdut që synonte të arratisej pasi kishte hyrë në një apartament për të vjedhur. Disa banorë kanë lajmëruar policinë. 

Mesa duket hajduti ishte me një bashkëpunëtor i cili megjithatë arriti të arratisej.

Të dy duket se kanë qenë brenda një apartamenti kur janë shqetësuar apo zbuluar dhe kanë vendosur të largohen nga ballkoni; ku hajduti humbi ekuilibrin duke fluturuar për më shumë se dhjetë metra. 

Në pallatin ku ndodhi krimi jeton edhe ish-kryebashkiaku i Caserta-s, Pio Del Gaudio. 

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes. Ndërhyrja e punonjësve shëndetësorë ka qenë e kotë dhe kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen e burrit.