Tajani: Arabia Saudite lojtare kryesore në skenën globale
Qeveria italiane është thellësisht e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe me vendet e Gjirit, pasi rëndësia e këtij rajoni në skenën globale, në aspekti gjeostrategjik dhe ekonomik, është e dukshme, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili ndodhet në një vizitë në Riad.
”Arabia Saudite është lojtare kryesore dhe vizita ime në Riad synon të riafirmojë lidhjet e forta që bashkojnë dy vendet tona”, shtoi ai.
”Qëllimi ynë është të forcojmë më tej marrëdhëniet tona. Si rajon, Gjiri po bëhet një fuqi e energjisë së rinovueshme me rëndësi strategjike për Italinë dhe Evropën duke ruajtur rëndësinë e tij si një furnizues kryesor”, theksoi Tajani.
”Italia kërkon të luajë një rol të rëndësishëm si një qendër energjetike në Mesdhe duke u bërë faktor kryesor për furnizimin me energji elektrike. Dhe pikërisht për burimet e rinovueshme marrëdhëniet me Arabinë Saudite janë një model”, tha ai.

