Prodhohet salmoni i parë vegan i printuar në 3D
Është krijuar salmoni i parë vegan i printuar 3D në Vjenë, i krijuar nga një kompani falë një investimi prej dy milionë eurosh.
Kamerat e "Fuori dal Coro" ndjekin ekskluzivisht procesin e krijimit të filetos së peshkut vegan të krijuar nga start-up-i austriake, Revo Food, dhe tregojnë produktin e përfunduar që së shpejti do ta gjejmë edhe në raftet e supermarketeve italiane.
"Përbërësi i parë brenda është uji, pastaj ka niseshte, agjentë xheli dhe proteina bizele", shpjegon Rete 4 Niccolò Galizzi, menaxheri i departamentit teknik të ushqimit të start-up-it, objektivi i të cilit nuk është vetëm arritja e veganëve ose konsumatorët vegjetarianë, por te të gjithë.
“Kjo sepse nuk mund të vazhdojmë me këtë impakt mjedisor”, shpjegon kreu i projekteve teknike, Stefano Parenti.