Sigurimi i detyrueshëm motorrik, primet rritje me 7.4 %
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-gusht 2023 arritën rreth 9 miliardë lekë, ose 7.39 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas raportit mujor të publikuar nga Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare (AMF), mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, rritja më e lartë mes produkteve motorrike, vihet re te produkti MTPL e brendshme
Në periudhën janar-gusht 2023, pati një rritje prej 8.55% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.78% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti “karton jeshil”, siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Shqipërisë në periudhën janar-gusht 2023 pati një rritje prej 3.26% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.
Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 45.38% krahasuar me janar-gusht 2022.
Produkti “sigurim kufitar”, në periudhën janar-gusht 2023, pati një rritje 0.61% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar-gusht 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 12.52%.


