Ekonomia në vendin tonë, Malaj: Në 2023-in problem rritja e pagave, skema e pensioneve është në rrezik
Ish-ministri i financave, Arben Malaj në një intervistë për Ora News foli për situatën ekonomike në vendin tonë. Malaj tha se rritja e pensioneve me 8.6% nuk është e mjaftueshme dhe se skema e pensioneve është në rrezik.
"Besoj se gjatë 2023 problemin më të madh Shqipërisa e kishte domosdoshmëirë për të rritur pagat dhe pensionet. Rritja me 8.6% e penisoneve i lë të zbuluar shtresat në nevojë. Rritja 8.6% do trashëgohet për vitin e ardhshëm. Shqipëria ndër vendet e pakta që nuk ka tregues për minimumin jetik.
Të rritet paga minimale. Paratë që vijnë shtesë duhet të kenë destinacion problemin social. Bankat qëndrore janë në luftë me inflacionin. Do ketë një periudhë që infalcioni do arrijë në 3% dhe do vihet nën kontroll. Rritja e pensioneve me 8.6 % nuk është e mjaftueshme.
Skema e pensioneve është në rrezik. Duhet të punohet për të arritur marrëveshje me pensionet për emigranët jashtë vendit", tha ndër të tjera Malaj.
