Shqiptarët blenë më pak, INSTAT: Në 2022 shpenzimet për ushqimet ranë me 1.6%

Përgjatë vitit të shkuar familjet në shqipër kanë ulur shpenzimet për ushqim dhe pije jo alkoolike. Edhe pse ccmimet kanë pësuar rritje edhe më të lartë, duket se është zgjedhur të blihet më pak sipas instat me një rënie prej rreth 1.6%

Shpenzimet për ushqimet zënë 39 për qind të të ardhurave ose me 35 mijë lekë në muaj. Nga ana tjetër instat raporton se ka një shtrenjtim të transportin e si pasojë edhe të shpenzimeve për të me 15 përqind.

Edhe qiratë dhe energjia elektrike kanë një rritje me 9.8 për qind.

Por ndryshe nga më parë edhe shpenzimet për hotele dhe restorante u rriten me 5,5%.

Sa i përket faturës mesatare mujore për një familje në shqipëri shkon në 88 mijë lekë me një rritje prej 4.5 për qind. Ndërsa Tirana mbetet më e shtrenjta ku tre deri në katër persona shpenzojnë 104,426 leke ne muaj.

Qarku i Dibres eshte qarku me nivel me te ulet te shpenzimeve mesatare mujore per konsum me 72.724 dhe ai I kukesit me 73.099 leke ne muaj.