TRAJTIMI I SKLEROZËS MULTIPLE/ Dr. Dushi: Në spitalin Hygea trajtohen me program bashkëkohor

Skleroza Multiple është sëmundje inflamatore kronike e sistemit nervor qendror e karakterizuar nga demielinizimi e që prek mjaft persona në Shqipëri. 

Erjon Dushi, mjek Neurolog në spitalin Hygea: Në këtë sëmundje, sistemi ynë imunitar përmes limfociteve T, B dhe makrofageve aktivizohet duke dëmtuar strukturat e pasura me myelin të sistemit nervor qendror, trurit dhe palcës kurrizore.

Në mënyrë të veçantë preken fibrat komisurale dhe veçanërisht korpusi kalloz dhe fibrat projektuese, ose traktet e gjata si kapsula interne, apo traktet e gjata të medulës spinale, si dhe fibrat asociative në nivel subkortikal.

Sëmundja prek më shumti moshat 30 - 40 vjeçare, por mund të shfaqet edhe në mosha të tjera, dhe më së shumti femrat në krahasim me meshkujt.

Erjon Dushi, mjek Neurolog në spitalin Hygea: Sëmundja shfaqet me disa shenja tipike si psh: turbullimi i pamjes në njërin sy, paaftësi për të dalluar nuancat e ngjyrave apo gërmat e vogla, dyfishim i pamjes, prishje të ekuilibrit, dobësi dhe/apo mpirje dhe mizërime në njërën anë të fytyrës, apo një anësi, etj. Këto shenja shfaqen shpesh dhe kulmojnë brenda një kohë të shkurtër disa ditore, dhe më pas përmirësohen në disa javë.

Zbulimi i sëmundjes bazohet në historinë që tregon pacienti dhe ekzaminimin klinik në vizitë me pajisjet e posaçme.

Neurologu Dr. Erjon Dushi i spitalit Hygea thotë se ka trajtim bashkëkohor për sëmundjen preparative që modulojnë imunitetin. Efikasiteti i tyre është i variueshëm.

Erjon Dushi, mjek Neurolog në spitalin Hygea: Disa kanë potencë të lehtë në të moderuar, të tjera nga të moderuar në të lartë dhe të tjera në shumë të lartë.

Vlen të përmendet fakti që secili nga këto preparate ka dhe profilin e vet të efekteve anësore, dhe për këtë arsye ka studime të shumta në vazhdimësi.

Erjon Dushi, mjek Neurolog në spitalin Hygea: Një studim i tillë është tashmë prezent edhe në Shqipëri dhe Spitali Hygeia është përzgjedhur të jetë një nga qendrat që do të përfshihet në këtë studim.

Për të gjithë të interesuarit, pra pacientët e prekur nga Skleroza Multiple apo ata që kanë simptoma apo shenja si më lart, mund të drejtohen për konsultë të specializuar, si dhe për të marrë një diagnozë dhe trajtim adekuat, me mjekun neurolog të Spitalit Hygeia, Dr. Erion Dushi.

Këto të dhëna kanë rezultuar nga studime të medha multicentrike të kryera njëkohësisht në shumë Qendra spitalore në disa vende të botës.