Wisner mbledh krerët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2023, 12:43
I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner u takua me kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Nasip Naço, dhe nënkryetarin Ferdinand Xhaferraj.
Lajmin e takimit e publikoi ambasada amerikane në rrjetet sociale, ku theksoi se Wisner diskutoi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në çështjet thelbësore të sigurisë kombëtare, si përparësitë në mbrojtje të NATO-s, sigurinë kibernetike dhe sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
