VIDEO/ "Kshu grash patçi!" Ja si e pret Einxheli Dagzin në shtëpi

Ish-finalisja e spektaklit televiziv "BBV", Einxhel Shkira, e njohur për lidhjen që krijoi brënda shtëpisë me Dj Dagz, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Ditën e mërkurë, ajo ka parë një koment në foton e bashkëshortit të saj, ku thuhej: "Ju qofshi mi gra, si i lini këta burra vetëm!"

Kjo bëri, që gazetarja të reagojë menjëherë nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Instagram".

"E pres burrin me një sy hap një sy mbyll, dhe jo vetëm që e pres, po ne gratë shkojmë dhe i marrim dhe në aeroport dhe i sjellim në shtëpi", tha Einxheli në video.