FOTO/ Dafina Zeqiri, dorë për dore në aeroport me...

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat për shkak të projekteve të reja që ka sjellë gjatë sezonit veror, si dhe për historinë e re të dashurisë.

Pas ndarjes nga Dj Geek, ajo duket se ka gjetur sërish dashurinë.

Në rrjete sociale, ajo u shfaq herë pas here me një mashkull misterioz, të cilit më vonë ia zbuloi ajo vetë portretin.

U përfol se mashkulli në fjalë ishte Kreshnik Gjergji, një biznesmen që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares.

Së fundmi, çifti është parë në aeroport, teksa mbanin duart e njëri-tjetrit dhe bisedonin.

Fotoja është shkrepur në aeroportin e Prishtinës dhe duket se tashmë çifti s’e ka problem të shfaqet në publik.

FOTO/ Dafina Zeqiri, dorë për dore në aeroport me...