VIDEO/ "A i mban mend dinozaurët?", Komshiu i propozon për martesë Fjoralba Ponarit në ashensor

Moderatorja shqiptare, Fjoralba Ponari, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Ditën e enjte, ajo ka postuar një video, ku shfaqet duke qeshur me lot, teksa tregon historinë që i ndodhi në ashensor.

Djali 5-vjeçar i komshies së saj e ngacmonte shpesh, ndërkohë që dje e kishte pyetur për vitin e lindjes së saj, që të dinte a mund të martohej dot me të.

"Jam e vitit 1994"- i tha ajo.

"Waaaaa, a i mban mend dinozaurët?- e ka pyetur vogëlushi, pyetje e cila ka bërë që moderatorja të mos pushojë së qeshuri.