Çfarë po ndodh? Klea Huta ne bagazh të automjetit…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2023, 10:38
Këngëtarja shqiptare, Klea Huta, e njohur tashmë si partnerja e kantautorit, Elgid Doda, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Nga ana tjetër, ajo po ia del më së miri në marketing, pasi është bërë një nga vajzat më të kërkuara për reklamime të ndryshme.
Ditën e enjte, ajo ka sjellë një foto-album ku shihet një autoveturë, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fotografia ku ajo shfaqet në bagazhin e "Mercedes"-it.
Kujtojmë që për këngëtaren, ky vit ishte me plotë suksese si në karrierë ashtu edhe jetën private.

