FOTO/ Dashuri, apo vuajtje pa fund? Justin dhe Selena shfaqen me tatuazh të njëjtë

Këngëtarët me famë botërore, Selena Gomez dhe Justin Bieber, të njohur gjithashtu për historinë e tyre të dashurisë, janë padyshim një nga ish-çiftet më të komentuara ndonjëherë.

Ndonëse janë ndarë shumë vite më parë dhe secili ka vazhduar jetën e tij, kujtojmë këtu që këngëtari është i martuar me Hailey Bieber, ndjekësit sërish nuk i ndajnë nga njëri-tjetri.

Dramat e tyre nuk kanë pasur fund, pasi herë pas here zbulohen detaje që tregojnë që kanë akoma ndjenja për njëri-tjetrin.

Së fundmi në internet po qarkullon një video e cila tregon se dyshja paskan një tatuazh të përbashkët.

Të dy ata kanë të pikturuar në trupat e tyre dy duar që janë në pozicion lutjeje. Selena e ka tatuazhin në pjesën e kofshës, ndërsa Justin në pulpën e këmbës sipas videos. (e cila mund të jetë edhe e montuar).

@patriciatagubaa idk why they have it. Recent photo is justin’s. SG’s was posted back in 2020 ???????? #justinbieber #selenagomez #fyp #foryou #jelena ♬ Ring - Selena Gomez