VIDEO/ Zbulohet e vërteta pas daljes së Ildës

Ilda, është ishullorja e fundit që është larguar nga spektakli "Love Island", por ndryshe nga të tjerët ajo zgjodhi vetë të dilte.

Ndjekësit u habitën nga ky vendim, pasi ajo doli pa dhënë asnjë shpjegim duke lënë partnerin e saj me të cilin pati një lidhje të fortë, Stivin.

Ndërkohë që në rrjete po qarkullon një video, ku shfaqet Ilda duke i thënë Artemisës që ta presë jashtë.

Dyshja njihen për miqësinë e fortë që kanë pasur brenda shtëpisë, por pas largimit të kësaj të fundit gjatë ditës së diel, ishte Ilda ajo që u acarua dhe u prek nga ky vendim.

"Më prit jashtë"- dëgjohet t'i thorë Ilda Artemisës.

"Do të të pres"- i është përgjigjur menjëherë ajo.

@loveislandal.fanpage Ilda i thote Artemises "Me prit" ????Pse doli Ilda sipas mendimit tuaj personal te trupit tuaj? ???? #LoveIslandAlbania #loveisland #love #couple #couplegoals #perfect #edits #luanavjollca #albania #girls #boys #kosova #ilda #artemisa ♬ She Knows - J. Cole