Marini zbulon sekretin e Taynes...

Reperja kosovare, Doruntina Shala, e njohur me emrin e artit si Tayna, po rikthehet në këtë sezon të ri me një surprizë për ndjekësit e saj.

Ajo ka gati një tjetër projekt muzikor, lajm, të cilin ajo e bëri vetë të ditur përmes një postimi në aplikacionin "Threads", ku njoftoi se do të sjellë një bashkëpunim me 3 reperë të njohur, por pa zbuluar identitetin e tyre.

Së fundmi, ka qenë Marini, i cili është pjesë e këngës, që ka zbuluar pak çaste para publikimit të këngës, se bashkëpunimi është edhe me reperët: Il Ghost, Salim Montarin dhe producent Rzon Music.

Kënga e re titullohet "Cassanova" dhe është publikuar në mesnatë.